Ndërlidhjet

KARAKAS


Hugo Chavez është rizgjedhur në mandatin e dytë 6-vjeçar si president i Venecuelës. Chavez e shpalli fitoren pasi rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme treguan se ai ka fituar mbi 61% të votave, kundrejt 38% sa ka marrë rivali i tij Manuel Rosales.
"Sot riafirmoj se u arrit fitorja e madhe e revolucionit të Bolivarit. Është një fitore e madhe", tha populisti majtist.
Chavez, i cili është i lidhur ngushtë me Kubën dhe Iranin, tha se fitorja e tij është disfatë për presidentin amerikan George Bush, të cilin më herët e ka përshkruar si një imperialist të rrezikshëm.
XS
SM
MD
LG