Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zëvendës nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropë Rosemary DiCarlo dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën Stephan Lehne, biseduan sot me zyrtarët më të lartë për statusin e ardhshëm të Kosovës.
"Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet arritur shpejt", tha DiCarlo, duke kërkuar nga Martti Ahtisaari ta paraqesë në mënyrë të zgjeruar propozimin e tij për statusin menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi.
"Më shumë se 7 vjet që kur Kosova është vënë nën administrimin e KB, populli i Kosovës ka të drejtë për ta qartësuar të ardhmen e vendit", tha DiCarlo pas takimit me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
"Duhet të sigurohemi që në Kosovë të mos ketë dhunë, sepse kjo do të mund të ndikonte në aspirata e popullit të Kosovës që ky proces të përfundojë shpejt", tha DiCarlo.
Ndërkaq i dërguari i BE-së, Stephan Lehne tha se "aktet e unilaterale mund të jenë kundërproduktive, dhe se ekipi negociator duhet ta ruajë unitetin".
Ai i porositi liderët kosovarë "ta përgatitin Kosovën për kalimin e kompetencave nga UNMIK-u".
XS
SM
MD
LG