Ndërlidhjet

BEOGRAD


Partia Socialiste e Serbisë e Sllobodan Millosheviqit më në fund zgjodhi kryetarin e ri. Ivica Daçiç do ta zëvendësojë Millosheviqin, i cili kryesonte partinë prej vitit 1990, kur ajo u transformua nga Partia Komuniste e Serbisë. Në tubimin që u mbajt mbrëmë, socialistët serbë miratuan një rezolutë e cila nderon "përpjekjet heroike të Millosheviqit për ta mbrojtur popullin serb".
Pas zgjedhjes në krye të partisë, Daçiç tha se "askush nuk mund të thotë se nuk do të ketë përsëri luftë në Kosovë", për të shtuar se "Kosova duhet të mbrohet me të gjitha mjetet".
XS
SM
MD
LG