Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka thënë se beson që situata në Irak është "shumë më e keqe" se ajo që konsiderohej si "luftë qytetare" në Liban vite më parë.
Komentet e tij u bënë në kohën kur në Bagdad u gjetën rreth 50 trupa të pajetë, disa irakainë e humbën jetën në dhunën sektare, ndërsa ushtria amerikane raportoi se gjatë fundjavës, 7 ushtarë të saj u vranë në luftimet.
Ndërkohë, presidenti Jalal Talabani iu bashkangjit politikanëve irakianë në kërkesën për organizimin e konferencës ndërkombëtare për stabilizimin e Irakut.
Sot në Uashington, presidenti George Bush pritet të takohet me politikanin shiit Abdul Aziz al-Hakim, për të diskutuar ndërprerjen e gjakderdhjes dhe stabilizimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG