Ndërlidhjet

LONDËR


Babai i ish spiunit rus Aleksandr Litvinenko tha se para se të vdesë, i biri kishte kërkuar që të varroset sipas traditës myslimane.
Më herët në faqen e internetit të kryengritësve u njoftua se Litvinenko ishte konvertuar në mysliman, por i ati Valter sot nuk e konfirmoi këtë njoftim.
Litvinenko vdiq më 23 nëntor pasi kishte konsumuar një sasi të izotopit të rrallë radioaktiv polonium 210.
Mbetet e paqartë se si ra në kontakt me substancën. Në një letër që u lexua pas vdekjes, ai e akuzonte presidentin rus Vladimir Putin, por Kremlini ka mohuar çdo ndërlidhje me rastin.
Ndërkohë, Sekretari i Brendshëm britanik John Reid tha se hetimet për helmimin e ish spiunit rus tash do të zgjerohen përtej Britanisë.
"Policia britanike do të shkojë në Rusi t'i vazhdojë hetimet, dhe do t'i vazhdojë kudo që shpien dëshmitë. Hetimet do të vazhdojnë normalisht, pavarësisht konsideratave diplomatike apo më të gjera", tha Reid.
Vdekja e Litvinenkos i ka shtrënguar marrëdhëniet e Britanisë me Moskën, ndërsa te londinezët ka shkaktuar frikë për shëndetin.
XS
SM
MD
LG