Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës nënsekretarja amerikane e shtetit, Rosemary DiCarlo dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Stephan Lehne, biseduan sot me zyrtarët më të lartë për statusin e ardhshëm të Kosovës. "Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet arritur shpejt", tha DiCarlo, duke kërkuar nga Marti Ahtisaari ta paraqesë në mënyrë të zgjeruar propozimin e tij për statusin menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi. "Më shumë se 7 vjet që kur Kosova është vënë nën administrimin e OKB-së, populli i Kosovës ka të drejtë për ta qartësuar të ardhmen e vet", tha DiCarlo pas takimit me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. "Duhet të sigurohemi që në Kosovë të mos ketë dhunë sepse kjo do të mund të ndikonte në aspirata e popullit të Kosovës që ky proces të përfundojë shpejt", tha DiCarlo. Ndërkaq i dërguari i BE-së, Stephan Lehne tha se "aktet unilaterale mund të jenë kundërproduktive, dhe se Ekipi Negociator duhet ta ruajë unitetin".
XS
SM
MD
LG