Ndërlidhjet

BEOGARD


Rusia mund ta përdorë veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ta bllokuar zgjidhjen për statusin e Kosovës, nëse të dy palët nuk arrijnë marrëveshje, tha sot ambasadori rus në Beograd, Aleksander Aleksejev. Sipas radio televizionit B92, ai mëtutje tha se "në rast se zgjidhja për status nuk është e pranueshme për të dy palët, për Beogradin dhe Prishtinën, pala ruse do ta përdorë veton". Agjencitë e lajmeve raportojnë se nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm nga Ambasada ruse në Beograd. Ambasadori Aleksejev fliste në gjuhën ruse dhe përkthehej në gjuhën serbe nga radio televizioni B92. Raportohet se kjo është hera e parë që një zyrtar rus e konfirmom mundësinë e përdorimit të vetos në Këshillin e Sigurimit. Nuk ka pasur komente as nga Moska.
XS
SM
MD
LG