Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministri i jashtëm i Çekisë, Aleksandr Vondra tha sot se autoritetet e vendit të tij e kanë pranuar shpjegimin e Turkmenisë për mbajtjen e një aeroplani ushtarak çek për dy ditë në Ashkabat për shkak të "keqkuptimit". Zoti Vondra tha se nga përfaqësues të Turkmenisë ka marrë garanci si Ashkabati është i interesuar për mbajtjen e "marrëdhënieve miqësore" me Çekinë. Në aeroplanin ushtarak që u bllokua për dy ditë në aeroportin e kryeqytetit të Turkmenisë, ishin zëvendës ministri i mbrojtjes i Çekisë dhe shefi i shtatmadhorisë. Ata po ktheheshin nga Afganistani, ku kishin vizituar truapt çeke. Autoritetet e Turkmenisë lejuan që aeroplani të fluturonte nga aeroporti i Ashkabatit pas 14 orësh.
XS
SM
MD
LG