Ndërlidhjet

ATHINË


Ministri i mbrojtjes së Rusisë, Sergei Ivanov ka tërhequr vërejtjen se në Ballkan do të mund të shpërthejnë konflikte të reja nëse Beogradi dhe Prishtina nuk merren vesh për statusin e Kosovës.
Në intervistën e tij, që botohet sot në gazetën greke "Elefterotipia", ai ka thënë se sa i përketë Kosovës, "edhe mëtutje ekzistojnë faktorë që do të mund të shkaktonin përshkallëzim të konflikteve në nivel ndërkombëtar, me përzierjen e vendeve fqinje në atë konflikt". Zoti Ivanov është shprehur se "çështja e statusit dhe e kufijve të Kosovës mund të zgjidhet vetëm me marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës".
XS
SM
MD
LG