Ndërlidhjet

PARIS


Përfaqësues të gjashtë vendeve më të fuqishme takohen sot në Paris në përpjekje për t'i dhënë fund rezolutës mbi sanksione ndaj programeve bërthamore të Iranit.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues nga SHBA-të, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania. Para fillimit të takimit, presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad paralajmëroi se "çdo vendim kundër interesave bërthamore, Teherani do ta konsideroj si akt armiqësor".
"Nëse vazhdoni të bëni pëpjekje për ta ndalur aktivitetin bërthamor të Iranit, dhe nëse ndërmerrni ndonjë hap kundër të drejtave tona, ju njoftoi që populli iranian do ta konsideroi këtë si akt armiqësor", tha Ahmedinejad.
Nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Burns tha se nuk pret të ketë pengesa në këto bisedime dhe njëherësh ftoi Rusinë dhe Kinën që t'i afrohen qëndrimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG