Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin takohet sot në Moskë me ministrin e Jashtëm italian Massimo D'Alema. Pritet që në fokus të takimit të jenë diskutimet rreth rastit të ish agjentit rus Aleksander Litvinenko i cili vdiç muajin e kaluar në Londër pas helmimit me izotop radioaktiv. Shefi i diplomacisë italiane, D'Alema tha se ky rast ka prekur edhe Italinë pasi një ekspert italian i sigurisë, ishte takuar me Litvinenkon në restorantin që besohet se ai është helmuar.
XS
SM
MD
LG