Ndërlidhjet

PRESHEVË/PRISHTINË


Partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës për herë të parë pas 10 vjetësh bojkoti, deklaruan se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 21 janarit në Serbi. Katër subjektet politike, që përfaqësojnë rreth 75 mijë shqiptarë në Luginën e Preshevës, shfaqën shpresën se do të fitojnë më shumë se 3 vende në Parlamentin me 250 ulëse. Në zgjedhjet parlamentare të 21 janarit në Serbi ata do të paraqiten me një listë unike.
Ndërkohë kreu i Partisë Reformiste Ora, Veton Surroi e përshëndeti këtë vendim duke thënë se "kjo tregon pjekuri politike të subjekteve politike shqiptare dhe se ky duhet të jetë një shembull i mirë për serbët e Kosovës për të marrë pjesë në jetën institucionale të Kosovës", ka thënë Surroi.
XS
SM
MD
LG