Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


I nominuari për postin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes Robert Gates, tha sot në seancën e dëgjimit në Uashington se nuk beson që Shtetet e Bashkuara janë duke e fituar luftën në Irak. Duke folur para Komitetit të Shërbimeve Ushtarake pranë Senatit amerikan, Gates tha se është i hapur për ide të reja rreth politikave të ardhshme.
"Jam i hapur për një varg idesh dhe propozimesh. Nëse konfirmohem, planifikoj që menjëherë të konsultohem me udhëheqësit tanë ushtarak dhe komandantët e luftës në terren, e poashtu edhe me zyrtarë nga Kongresi. Më pas do të diskutoja me presidentin dhe anëtarët e tjerë të Këshillit për Siguri Kombëtare situatën në Irak me qëllim që t'i shpalos mendimet dhe rekomandimet e mia", tha Gates.
"Në rast se situata në Irak nuk stabilizohet në dy vitet e ardhshme, rrezikon të çoi drejt një zjarri të madh në rajon", tha ish drejtori i CIA-s Robert Gates.
Duke folur për Iranin ndërkaq, Gates tha se Shtetet e Bashkuara vetëm si mjet të fundit do t'i përdornin sulmet ndaj këtij vendi.
XS
SM
MD
LG