Ndërlidhjet

MOSKË


Prokurori i përgjithshëm i Rusisë Yuri Chaika tha se do t'ju ofrojë ndihmë hetuesve britanikë në Moskë, për ta hulumtuar rastin e vdekjes së ish agjentit të KGB-së Aleksandr Litvinenko. Por ai shtoi se çdo qytetar rus i implikuar në këtë rast do të duhej të gjykohet në Rusi e jo në Britani.
"Ne do të jemi ata që do t'i bëjmë pyetjet në praninë e hetuesve britanikë, e jo ata të bëjnë pyetjet në praninë tonë. Hetimi zhvillohet në vendin tonë, në teritorin tonë, andaj në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare hetimet do t'i zhvillojmë ne, ndërsa britanikët mund të marrin pjesë me ose pa pëlqimin tonë, të cilin ndoshta ua japim e ndoshta jo", tha kryeprokurori i Rusisë.
XS
SM
MD
LG