Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush u zotua të reagoi me kohë pas marrjes së vlerësimeve, siç i quajti ai, të ashpëra nga Grupi Studiues për Irakun. Pas takimit me anëtarë të këtij Grupi në Shtëpinë e Bardhë, Bush tha se do t'i merr shumë seriozisht rekomandimet e tyre.
"Këtë raport, të quajtur 'Rruga përpara', administrata do ta merr shumë seriozisht. Raporti nxjerr në pah vlerësime të ashpëra për situatën në Irak, dhe njëherësh propozime interesante, të cilat do t'i marrim shumë seriozisht dhe do të reagojmë me kohë", tha Bush.
Komisioni dy partiak i udhëhequr nga ish sekretari amerikan i shtetit James Baker, rekomandon transferimin gradual të kompetencave, forcave irakiane si dhe konsultimet e mundshme të drejtëpërdrejta ndërmjet Uashingtonit me Iranin dhe Sirinë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Tony Snou më herët tha se administrata e Bushit, do ta rishikoi me kujdes raportin.
"Mënyra më e mirë për Irakun do të ishte që ky vend të mund ta mbajë vetën, ta mbrojë, të jetë aleat në luftën kundër terrorizmit dhe poashtu një shembull për rajonin se demokracia mund të arrihet. Pra kjo do të ishte mënyra më e mirë për të dal nga Iraku", tha Snou.
"Situata në Irak është e rëndë dhe shkatërruese", citojnë agjencitë e lajmeve, pjesë nga raporti i Grupit Studiues për Irakun. Sipas tyre, raporti fton SHBA-të të fillojnë me tërheqjen e forcave luftarake nga Iraku. Poashtu vlerësohet se ekziston rreziku për kaos që do të mund të rrëzonte qeverinë dhe të shkaktonte katastrofë humanitare.
XS
SM
MD
LG