Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush tha se do t'i kushtoj kujdes raportit të fundit të Grupit Studiues për Irakun, i cili bënë thirrje për ndryshime të mëdha në politikat e udhëheqjes së luftës në Irak. Raporti i sugjeron administratës Bush, bisedime të drejtpërdrejta me vendet fqinje, Sirinë dhe Iranin për të marrë përkrahjen e tyre. Ministri i jashtëm iranian, Manucher Mottaki tha se çdo vendim i Shteteve të Bashkuara për tërheqje nga Iraku, nuk ka nevojë të negociohet me Iranin.
- Nëse ky dialog i Shteteve të Bashkuara me Iranin ka për qëllim stabilizimin e situatës në Irak, do të thoja se është një vendim i bazuar në vullnetin e tyre politik. Këto vendime nuk kanë nevojë për dialog me Iranin. Por, nëse dialogu ka të bëjë me çështje të tjera, atëherë mund ta marrim në konsiderim, tha Mottaki. Ndërkaq, sekretarja e jashtme britanike, Margaret Beckett e mirëpriti raportin e Grupit Studiues për Irakun.
- E mirëpresim raportin e Grupit për Irakun. Është pjesë thelbësore dhe komplekse e punës, në të cilin kanë kontribuar edhe kryeministri britanik dhe zyrtartë të tjerë të lartë. Ajo çfarë duhet bërë tash, është t'i lexojmë dhe t'i klasifikojmë rekomandimet, tha zonja Beckett.
XS
SM
MD
LG