Ndërlidhjet

MOSKË/LONDËR


Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se rasti i helmimit të ish spiunit rus, Aleksandar Litvinenko nuk po ndikon në marrëdhëniet e Rusisë me Britaninë.
- Nga ana jonë hetimet e Skotland Jardit, nuk po ndikojnë në marrëdhëniet tona politike. Unë nuk mund të flas për palën britanike. Siç kam thënë edhe më parë, përpjekjet për një fushatë, që ky rast të bëhet senzacion politik, tashmë kanë dështuar, tha zoti Lavrov. Vdekjen e Litvinenkos, autoritetet britanike po e trajtojnë si vrasje, por ata thonë se ende nuk i dinë motivet dhe kush mund të jetë përgjegjës.
XS
SM
MD
LG