Ndërlidhjet

LONDËR


Agjencia britanike e mbrojtjes shëndetësore ka njoftuar se 7 punëtorë në hotelin ku ish spiuni rus, Aleksandar Litvinenko ishte takuar me një person kontaktues, kanë dalë pozitivë në testet për polonium 210. Sasia e poloniumit ishte e nivelit të ulët dhe këta persona nuk janë në rrezik, ka bërë të ditur kjo agjenci. Kjo substancë u gjet në trupin e Litvinenkos, që vdiq muajin e kaluar në Londër nga helmimi radioaktiv. Aleksandar Litvinenko sot u varros në Londër.
XS
SM
MD
LG