Ndërlidhjet

BAGDAD


Trupat amerikane thanë se kanë vrarë 20 militantë të dyshuar Al Kaidës, përfshirë dy gra, gjatë operacionit në krahinën Salahaddin, në Irakun qendror.
Njoftohet se trupat amerikane gjithashtu kanë gjetur sasi të konsiderueshme armatimi.
Po sot, më shumë se 1 mijë trupa britanike dhe daneze u vërsulën në një paralagje të qytetit Basra, duke arrestuar 5 liderë të milicive, që akuzohen se kanë përgatitur sulme kundër forcave të koalicionit.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një ushtar amerikan e ka humbur jetën të enjten nga shpërthimi i një bombe në Bagdad. Kjo e çoi në 33 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak në javën e parë të dhjetorit.
XS
SM
MD
LG