Ndërlidhjet

PEKIN


Në një koment të rrallë, agjencia kineze e lajmeve Xinhua tha se rreziku nga trazirat mund ta sfidojë sundimin komunist në Kinë. Xinhua bëri thirrje për përdorim të matur të forcës në trajtimin e "incidenteve masive", që paraqet eufemizëm zyrtar për protestat dhe trazirat.
Tashmë disa vjet Kina ballafaqohet me pakënaqësi pas 3 dekadave të reformave të tregut, që e ngritën standardin e jetesës, por gjithashtu e thelluan hendekun ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.
XS
SM
MD
LG