Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi akuzoi sot Qeverinë e Kosovës se ka lidhje me grupet e armatosura të paraqitura me maska nëpër pjesë të caktuara të Kosovës. Thaçi i bëri këto komente pas një takimi që pati me shefin e UNMIK-ut Joachim Ruecker. "Parapolitika që dirigjon Qeverinë ka vënë në funksion edhe maskat të cilat i organizon dhe i vë në rrugët e Kosovës për ta kërcënuar procesin, por edhe për të dërguar imazh të keq të Kosovës para botës", tha kreu i PDK-së.
Duke reaguar ndaj deklaratave të Thaçit, kryeministri Agim Çeku hodhi poshtë pohimet se Qeveria e tij ka lidhje apo qëndron prapa "njerëzve me maska", që në disa raste kanë kërcënuar rendin dhe qetësinë në rrugët e Kosovës.
Në anën tjetër, shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se nuk ka informacion valid se cilat janë ato grupe të armatosura, të paraqitura në rrugët e Kosovës. Por ai tha se beson që organet e rendit do t'u japin një kundërpërgjigje adekuate.
XS
SM
MD
LG