Ndërlidhjet

BUDAPEST


Hungaria sot i jep lamtumirën e fundit legjendës së futbollit Ferenc Pushkash, i cili vdiq muajin e kaluar.
Flamujt hungarezë para ndërtesës së parlamentit janë lëshuar në gjysmë shtizë, ndërsa në ceremoninë mortore në stadiumin kombëtar, pritet të marrin pjesë disa dhjetra mijë njerëz.
"Ai ishte hungarezi më i njohur i shekullit XX", tha me këtë rast kryeministri Ferenc Gjurçanj.
Pushkash e udhëhoqi kombëtaren deri në finalen e Botërorit më 1954, ndërsa në vitin 1952 Hungariaë fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Pas përfundimit të karrierës më 1967, Ferenc Pushkash punoi si trainer në disa kontinente.
XS
SM
MD
LG