Ndërlidhjet

BUDAPEST


Hungaria i dha lamtumirën e fundit legjendës së futbollit Ferenc Pushkash, i cili vdiq më 17 nëntor.
Flamujt hungarezë para ndërtesës së parlamentit u lëshuan në gjysmë shtizë, ndërsa në ceremoninë mortore në stadiumin kombëtar, morën pjesë disa dhjetra mijë njerëz.
"Ai ishte hungarezi më i njohur i shekullit XX", tha me këtë rast kryeministri Ferenc Gjurçanj.
Pushkash e udhëhoqi kombëtaren deri në finalen e Botërorit më 1954, ndërsa në vitin 1952 Hungariaë fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike.
Pas përfundimit të karrierës më 1967, Ferenc Pushkash punoi si trainer në disa kontinente.
XS
SM
MD
LG