Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, tashmë në dorëheqje, Donald Rumsfeld, ka arritur në një vizitë të papritur në Irak. Rumsfeld i ka falenderuar trupat amerikane në Irak për punën të cilën ata janë duke e bërë. Njoftohet se Rumsfeld, u ka thënë ushtarëve dhe marinsave amerikanë, se armiku duhet të mundet dhe se lufta kundër terrorizmit mund të zgjasë gjysmë shekulli. Donald Rumsfeld, ka dhënë dorëheqje në nëntor, pas kritikave ndaj politikës së administratës së presidentit George Bush në Irak.
XS
SM
MD
LG