Ndërlidhjet

OSLO


Ekonomisti nga Bangladeshi, Muhammad Yunus, që sot e mori çmimin Nobel për Paqe, tha se shpreson se ky shpërblim do të inspiroj "nisma të fuqishme" për luftimin e varfërisë në botë. Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit, zoti Yunus tha se paqja po kërcënohet nga rendi jo i drejtë ekonomik, social dhe politik. Fituesit e tjerë të çmimit Nobel për këtë vit, ndër të cilët edhe shkrimtari turk, Orhan Pamuk për letërsi, çmimet i morën në ceremoninë që u organizua në Stokholm të Suedisë.
XS
SM
MD
LG