Ndërlidhjet

SANTIAGO


Ish diktatori i Kilit, Augusto Pinochet vdiq sot në një spital në Santiago, në moshën 91 vjeçare. Zoti Pinochet e udhëhoqi këtë vend për 17 vjet me radhë, pasi në pushtet erdhi me grushtshtet në vitin 1973 kundër presidentit të atëhershëm të zgjedhur në mënyrë demokratike, marksistit Salvador Allende. Nën regjimin e zoti Pinochet, mijëra kundërshatrë të juntës së udhëhequr nga ai, ishin vrarë, burgosur në mënyrë ilegale ose ishin detyruar të largohenshin nga Kili. Në një kumtesë të publikuar muajin e kaluar, Augusto Pinochet pranoi "përgjegjësinë politike" për aktet e kryera nën regjimin e tij.
XS
SM
MD
LG