Ndërlidhjet

SANTIAGO


Vdekja e ish diktatorit të Kilit Augusto Pinochet ka shkaktuar ndarje të thellë në këtë vend të Amerikës jugore.
Pinochet e mori pushtetin më 1973 me grusht-shtet ushtarak dhe sundoi deri në vitin 1990. Ai vdiq të dielën në moshën 91 vjeçare.
Grupet për të drejtat e njeriut nga Kili dhe nga mbarë bota kanë shprehur keqardhje që Pinocheti kurrë nuk do të përballet me drejtësinë lidhur me akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë sundimit të tij.
Isabel Allende është bija e ish presidentit Salvador Allende, i cili u përmbys nga Pinocheti.
"Ajo që më lëndon mua është mendimi se drejtësia asnjëherë nuk do të vijë në vend. Për vendin tim, për dinjitetin e tij dhe për sundimin e ligjit, do të doja që ai të gjykohej. Por ai vdiq i moshuar, duke lënë pas plot gjykime të pazgjidhura, përfshirë ato për pasurinë e tij të madhe", tha Isabel Allende.
Pas njoftimit për vdekjen, mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit Santiago. Mbështetësit thanë se ai e shpëtoi Kilin nga komunizmi, ndërsa kundërshtarët e shënuan vdekjen me kremtime. Policia përdori vrushkuj uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turrmën pas përleshjeve që shpërthyen para pallatit presidencial.
Qeveria e Kilit tha se varrimi i Pinochetit do të bëhet me nderime ushtarake, por jo me nderime shtetërore.
XS
SM
MD
LG