Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush sot u konsultua me zyrtarët më të lartë të administratës për luftën në Irak.
Bush tha se është në interes të Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë që të mbijetojë demokracia në Irak, në mënyrë që vendi të mund të vetëqeveriset.
"Mezi pres të vazhdoj komunikimin me ushtarakët. Padyshim që përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit të Shtetit janë ngushtë të koordinuara. Kështu, kur u flas amerikanëve, ata do ta dijnë se i kam dëgjuar të gjitha aspektet e qeverisë, me qëllim që të arrijmë synimin tonë për t'ia dalë mbanë në Irak", tha Bush.
Në takim morën pjesë Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice dhe nënpresidenti Dick Cheney.
XS
SM
MD
LG