Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan la të kuptohet se Shtetet e Bashkuara i kanë anashkaluar parimet bazë në luftën e tyre kundër terrorizmit global.
Në fjalimin lamtumirës, Annan gjithashtu sugjeroi se administrata e presidentit George Bush e ka dëmtuar reputacionin e Amerikës si mbrojtëse e të drejtave të njeriut në botë.
"Asnjë vend nuk mund të bëhet më i sigurtë duke kërkuar epërsi ndaj të tjerëve. Të gjithë ne e ndajmë përgjegjësinë për sigurinë e njëri-tjetrit, dhe vetëm duke punuar bashkë mund të sigurohemi se do ta arrijmë sigurinë e qëndrueshme për veten", tha Annan, në librarinë e ish presidentit amerikan Harry Truman në shtetin Missouri.
XS
SM
MD
LG