Ndërlidhjet

MOSKË


Hetuesit britanikë sot e vizituan spitalin në Moskë në kuadër të hetimeve për vdekjen e ish spiunit rus Aleksandr Litvinenko.
Agjencitë e lajmeve njoftuan se ata dhe homologët e tyre rusë e morën në pyetje Andrey Lugovoi, njeriun kyç të hetimeve. Lugovoi, ish oficer i kundërzbulimit rus, u takua me Litvinenkon në një hotel të Londrës më 1 nëntor, në ditën kur Litvinenko u sëmur.
Ndërkohë policia gjermane tha se 4 veta janë gjetur të kontaminuar me substancën radioaktive polonium 210, që u përdor për vrasjen e Litvinenkos. Të kontaminuarit janë ish agjenti rus Dmitry Kovtun, partnerja e tij dhe dy fëmijët e tyre.
XS
SM
MD
LG