Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zgjidhja e statusit përfundimtarë të Kosovës do t'i jap fund pasigurisë dhe gjendjes së pashpresë të serbëve të Kosovës dhe Serbisë, ka vlerësuar në një editorial për të përditshmen 'Uashington Post', kryeministri i Kosovës Agim Çeku.
Ai ka shtuar se Kosovës i duhet pavarësia në mënyrë që ajo të fillojë të punojë në potencialet e veta ekonomike dhe integrimet evropiane.
Çeku i ka bërë këto komente, para vizitës disaditëshe në Shtetet e Bashkuara, ku nesër do të merr pjesë në mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohet gjendja aktuale në Kosovë. Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se Çeku do të takohet edhe me nënsekretarin e shtetit për çështje politike, Nicholas Burns dhe ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë dhe Azi, Daniel Fried.
XS
SM
MD
LG