Ndërlidhjet

TEHERAN


Në kryeqendrën e Iranit vazhdon konferenca kontradiktore rreth Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky tubim është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Izraeli dhe liderët e komunitetit hebrait në Iran.
"Konferenca e përgatitur për të mohuar faktin se 6 milion njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën në formën më brutale, është e llahtarshme. Kur kësaj i shtohet fakti se kemi të bëjmë me një regjim që thotë se dëshiron të zhbëjë nga harta Izraelin, atëherë kjo duhet të brengos gjithë botën", tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Sean McCormack.
Ndërsa kryeministri britanik Tony Blair, e vlerësoi si shokuese mbajtjen e kësaj konference.
"Jam duke e parë situatën aktuale në rajon, dhe çdo gjë që Irani është duke e bërë është negative, dhe tani së fundi i shohim duke e mbajtur këtë konferencë për holokaustin. Mendoj se është simbol i sektarizmit, i urrejtjes ndaj njerëzve që i përkasin besimeve tjera fetare. Thjesht, është e pabesueshme", tha Blair.
XS
SM
MD
LG