Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria amerikane beson se në Kosovë do të ketë gjithmonë një bashkësi të fortë serbe me të gjitha të drejtat, tha sot në Mitrovicë, shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow. Ajo i ka bërë këto komente në ceremoninë e inaugurimit të shkollës së rinovuar “Sveti Sava” në pjesë veriore të qytetit të Mitrovicës, të banuar nga shumicë serbe. Shefja e zyrës amerikane Kaidanow, ka dhënë një donacion prej më se 100 mijë eurosh për renovimin e kësaj shkolle dhe ka theksuar me këtë rast përkushtimin e qeverisë që ajo përfaqëson për të ardhmen e njerëzve. "Populli amerikan është i përkushtuar për t’ju ndihmuar juve që të ndërtoni të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, në mënyrë që ata të rriten në Kosovë, ambient të sigurt", tha Tina Kaidanow.
Ajo më tej shtoi tha se qeveria që ajo përfaqëson është e përkushtuar që bashkësisë serbe t’i sigurohen të drejta të plota në Kosovë.
XS
SM
MD
LG