Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Opozita kosovare kërkon që subjektet politike në Kosovë ta ruajnë kohezionin dhe unitetin e brendshëm, në muajt e ardhshëm, që vazhdojnë te jenë vendimtarë për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi tha se "politika kosovare është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit dhe të përgatitjes në kuptimin e pritjes nga Këshilli i Sigurimit të vendimit për statusin final", tha Thaçi. Lideri i Ora-s, Veton Surroi tha se “muajt që vijnë do të jenë sfidues, të gjitha subjektet politike që mund të ndihmojnë në këtë proces duhet të jenë të bashkuara”.
Këto komente të dy liderët opozitarë i bënë pas takimeve të ndarë qe patën me drejtorin e Ministrisë së Jashtme Franceze për Ballkanin Edouard Beslay. Diplomati francez, theksoi rëndësinë që populli i Kosovës të mbetet unik në këtë periudhë të vështirë kur po pritet propozimi e Ahtisaarit për statusin final të Kosovës.
XS
SM
MD
LG