Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri italian Romano Prodi u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Evropian t'i vazhdojnë bisedimet me Serbinë të cilat u pezulluan në maj për shkak të mos arrestimit të Ratko Mlladiqit. Diplomatët thanë se Prodi është ankuar në një letër se problemet që BE-ja ka me Turqinë e kanë larguar vëmendjen e unionit nga Ballkani. "Vëmendja pothuaj krejtësisht është përqëndruar në Turqinë, ndërsa Ballkani pothuaj është harruar. Por Ballkani është shumë i rëndësishëm për Italinë. Ajo që ndodh në rajon ka ndikim të drejtëpërdrejtë në Itali", ka thënë një diplomat i lartë në Romë.
XS
SM
MD
LG