Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 82 veta janë vrarë ndërsa rreth 250 janë plagosur në një sulm me bomba mëngjesin e sotëm në qendër të Bagdadit. Zyrtarë irakian të sigurimit thanë se sulmi është kryer nga një sulmues vetvrasës me automjet.
Viktimat janë punëtorë shii-të, që ishin tubuar në një treg të qytetit për të kërkuar punë dite. Ndërkohë policia njoftoi se ka gjetur 52 trupa të pajetë, kryesisht në Bagdad, që besohet të jenë viktima të dhunës sektare.
XS
SM
MD
LG