Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Në kryeqendrën e Iranit vazhdon konferenca kontradiktore rreth Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky tubim është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Izraeli dhe liderët e komunitetit hebrait në Iran.
"Konferenca e përgatitur për të mohuar faktin se 6 milion njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën në formën më brutale, është e llahtarshme. Kur kësaj i shtohet fakti se kemi të bëjmë me një regjim që thotë se dëshiron të zhbëjë nga harta Izraelin, atëherë kjo duhet të brengos gjithë botën", tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Sean McCormack.
Edhe Vatikani nëpërmjet një deklarate ka dënuar ashpër mbajtjen e konferencës për diskutimin e Holokaustit. Në deklaratë thuhet se "miliona hebraitë janë vrarë në këtë tragjedi jo të zakonshme për gjithë njerëzimin".
XS
SM
MD
LG