Ndërlidhjet

UASHINGTON/NJU JORK


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku është takur në Uashington me zyrtarët e lartë të departamentit amerikan të shtetit: Nicholas Burns, Daniel Fried, Rosemary DiCarlo dhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner. Mëtutje, në njoftimin nga kabineti i zotit Çeku, thuhet se kryeministri, pas takimit, ka thënë se është plotësisht i inkurajuar nga përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe vendosmëria për zgjidhjen pa vonesa dhe pa ekuivoke të statusit të Kosovës. Më vonë gjatë ditës, zoti Çeku, së bashku me kryeadministratorin e Kosovës, Joachim Ruecker do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet për Kosovën.
XS
SM
MD
LG