Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdad janë vrarë së paku 10 vetë dhe plagosur afro 25 të tjerë, kanë njoftuar burime të sigurisë irakiane. Këto burime kanë thënë se ky shpërthim ndodhi sot në një lagje Shiite në bagdadin lindor. Njëherësh, policia ka njoftuar se një sulmues vetëvrasës me makinë ka sulmuar një bazë të armatës irakiane duke vrarë 7 ushtarë dhe plagosur 10 të tjerë. Ky sulm u bë në qytetin Riyadh, 60 kilometra në jug të Kirkukut.
XS
SM
MD
LG