Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës së shpejti do të përgatisë kuadrot e nevojshme për të marrë të gjitha kompetencat nga UNMIK-u në punë të identifikimit të personave të pagjetur, tha sot ministri i drejtësisë i Kosovës, Jonuz Salihaj. Ai i bëri këto komente pas takimit të parë të komisionit ndërministror të Qeverisë së Kosovës për personat e pagjetur. Sipas tij, prioritet i parë në punë të identifikimit të personave të pagjetur do të jetë krijimi i kuadrove vendore. ”Nëse ju keni të drejtë të identifikoni por nuk keni kuadro, ju nuk mund ta bëni këtë”, tha ministri Salihaj.
Albert Moskoviç, shef i Departamentit të Drejtësisë në UNMIK, tha se takimi demonstroi përkushtimin e qeverisë për çështjen e identifikimi të personave të pagjetur: Ndërkaq më herët gjatë ditës Qeveria Britanike përmes një donacioni prej 200 mijë eurosh ka ndihmuar zyrën për persona të pagjetur dhe forenzikë në Prishtinë. David Blunt, shef i zyrës britanike në Prishtinë, tha se për të ndërtuar një të ardhme të re së pari duhen shëruar plagët e vjetra.
XS
SM
MD
LG