Ndërlidhjet

TIRANË


Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Pavel Vaçek, tha sot se zhvillimi i zgjedhjeve lokale në Shqipëri më datë 20 janar duket i vështirë, por jo i pamundur.
"E gjithë çështja nëse këto zgjedhje do të zhvillohen sipas datës së dekretuar nga presidenti, varet nga kompromisi që do të arrijë maxhoranca me partitë e opozitës. Megjithatë, thënë shkurt dhe thjeshtë, sigurisht që nuk është e pamundur që zgjedhjet vendore të zhvillohen më 20 janar, por ajo që është e sigurt është se nuk do të jetë e lehtë. Kjo pjesërisht për shkak të dështimit të klasës politike në arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore, e cila duhej t’u paraprinte zgjedhjeve të ardhshme", tha ambasadori i OSBE Pavel Vacek. Këto komente ai i bëri pas takimit që pati me ministrin e Mjedisit Lufter Xhuveli.
XS
SM
MD
LG