Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti iranian Mahmud Ahmedinejad tha se Izraeli do të zhduket njesoj sikurse Bashkimi Sovjetik. Ai i bëri këto komente në konferecën kontradiktore rreth Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Do doja t'u them vendeve Perendimore se sikurse që është zhdukur Bashkimi Sovjetik dhe nuk ekziston më, ashtu edhe regjimi Zionist së shpejti do të zhduket ndërsa njerëzimi do të jetë i lirë", tha Ahmedinejad.
Ndaj komenteve të tij ka reaguar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack.
"Është absolutisht mizore. Është vështirë për të gjetur fjalë që përshkruajnë deklaratat e presidentit iranian, i cili vazhdon të theksojë gjëra të tilla rreth dëshirës së vet për ta zhdukur Izraelin nga harta. Vërtetë është vështirë të gjenden fjalë për këtë sjellje nënçmuese", tha McCormack.
XS
SM
MD
LG