Ndërlidhjet

PRISHTINË


Delegacioni i Kosovës për statusin ka vendosur sot që të formohen dy grupe punuese, njëri për përgatitjen dhe hartimin e Kushtetutës dhe tjetri për përgatitjen e infrastrukturës për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Zëdhënësi i Ekipit Negociues, Skender Hyseni tha se grupet punuese do të përbëhen nga ekspertë të partive politike në Kuvend dhe se propozimet e tyre përfundimtare do të duhet të marrin në fund miratimin e Parlamentit. Lidhur me Kushtetutën, Hyseni tha se Ekipi Negociues ka vlerësuar që ky akt juridik duhet të jetë në harmoni me parimet e propozimit të Ahtisarit për statusin. Ndërsa lidhur me zgjedhjet, Hyseni tha se ka nevojë për debate pasi që te forcat politike ka ide të ndryshme se kur, si dhe çfarë sistemi duhet të zbatohet për zgjedhjet e ardhshme.
Sidoqoftë, Ekipi Negociues nuk ka diskutuar sot për implikimet e mundshme të zhvillimeve të fundit në LDK në vet funksionimin e institucioneve dhe implikimeve në procesin e statusit.
XS
SM
MD
LG