Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës së shpejti do të përgatisë kuadrot e nevojshme për të marrë të gjitha kompetencat nga UNMIK-u në punë të identifikimit të personave të pagjetur, tha sot ministri i drejtësisë i Kosovës, Jonuz Salihaj. Ai i bëri këto komente pas takimit të parë të komisionit ndërministror të Qeverisë së Kosovës për personat e pagjetur. Sipas tij, prioritet i parë në punë të identifikimit të personave të pagjetur do të jetë krijimi i kuadrove vendore. ”Nëse ju keni të drejtë të identifikoni por nuk keni kuadro, ju nuk mund ta bëni këtë”, tha ministri Salihaj.
Albert Moskoviç, shef i Departamentit të Drejtësisë në UNMIK, tha se takimi demonstroi përkushtimin e qeverisë për çështjen e identifikimi të personave të pagjetur. Ndërkaq më herët gjatë ditës Qeveria Britanike përmes një donacioni prej 200 mijë eurosh ka ndihmuar zyrën për persona të pagjetur dhe forenzikë në Prishtinë. David Blunt, shef i zyrës britanike në Prishtinë, tha se për të ndërtuar një të ardhme të re së pari duhen shëruar plagët e vjetra.
XS
SM
MD
LG