Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 36 veta janë vrarë, në dy sulme të ndara me bomba vetëvrasëse dhe rreth 50 janë plagosur në disa sulme të ndara në Bagdad dhe Kirkuk. Në njërin incident një person i armatosur ka vrarë 9 anëtarë të një familjeje shiite në një fshat afër Bagdadit. Ndërkohë njoftohet për 20 palestinezë të vrarë pas një sulmi me granatë në Lindje të Bagdadit.
Ndërkohë bëhet e ditur se presidenti amerikan George Bush dhe liderë të lartë kurdë në Irak, kanë diskutuar nëpërmjet telefonit, mundësitë për rishikimin e përgjithshëm të situatës në Irak.
XS
SM
MD
LG