Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët politik belg kanë kritikuar ashpër televizionin publik që mbrëmë duke ndërprerë programin ka emetuar një emision për gjoja shpërbërjen e Belgjikës.
Zëdhënësi i kryeministrit Gij Verhofstat deklaroi se emisioni ishte një mahi e pahijshme dhe se obligim i mediumeve është të informojnë drejt dhe jo të krijojnë huti.
Liderët tjerë politikë emisionin e kanë cilësuar skandaloz.
Gjatë këtij emisioni ishte thënë se me vendimin e parlamentit flaman, Flandrija si njësi federale, gjoja kishte vendosur të shkëputej nga pjesa valone e Belgjikës.
Televizioni gjithashtu transmetoi se mbreti dhe mbretresha me aeroplan kishin shkuar në drejtim të panjohur.
XS
SM
MD
LG