Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ka filluar sot në Bruksel samiti dy ditësh i presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në të cilin duket se krahas procesit të zgjerimit të BE-së, po dominojnë edhe Kosova dhe Ballkani.
Bashkimi Evropian thotë se së bashku me NATO-n do të ketë një rol të rëndësishëm në Kosovë pas përcaktimit të statusit.
Shumë liderë të BE-së, që sot kanë shprehur bindjen se Kosova është ndër problemet më serioze me të cilat përballet bashkësia ndërkombëtare, dhe kanë theksuar se zgjidhja e statusit të Kosovës pritet të ndodh gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Evropian, menjëherë pas propozimit të Ahtisaarit.
XS
SM
MD
LG