Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana, u takua sot në Bruksel me presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. "E mirëpresim Serbinë, është një vend që duam ta shohim në Bashkimin Evropian", tha Solana. Ai shtoi se "pas zgjedhjeve në Serbi, nëse qeveria e atjeshme bashkëpunon me Tribunalin e Hagës, anëtarsimi mund të bëhet realitet". Duke folur për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor, kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen tha se është e rëndësishme të ketë përspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. "Serbia duhet të bashkëpunoj me Tribunalin e Hagës, e poashtu duhet patur parasysh bashkëpunimin e Serbisë në gjetjen e zgjidhjes për statusin e Kosovës", tha Rasmussen.
XS
SM
MD
LG