Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ban Ki-Moon ish ministër i Jashtëm i Koresë së Jugut u betua sot si sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
"Si sekretar i përgjithshëm do ta çmoj talentin dhe aftësitë e stafit derisa do ta shfrytëzojmë përvojën dhe dijeninë e tyre optimale. Do të përpiqem në përmirësimin e sistemit tonë të burimeve njerëzore, menaxhimin dhe zhvillimin e përbashkët", tha Ki-Moon.
Në seancën e sotme plenare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, poshtu është nderuar sekretari në largim Kofi Annan.
"Po largohem nga detyra, i bindur se Kombet e Bashkuara kanë bërë më shumë dhe më mirë se çdo herë më parë. Por megjithatë, mbetet ende shumë punë për tu bërë", tha Annan.
Më 1 janar 2007, Kofi Annan, pas 10 vjetësh, largohet nga detyra e kreut të OKB-së, për t'i lënë rradhën, jug-koreanit Ban Ki-Moon.
XS
SM
MD
LG