Ndërlidhjet

TIRANË


"Vendet e Bashkimit Evropian nuk duhet t'i nënshtrohen rezistencës serbe për pavarësinë e Kosovës, që është vitale për stabilitetin në Ballkan", ka thënë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Në një intervistë për agjencinë 'Reuter', ai ka thënë se "përkrahja e Rusisë për Serbinë dhe argumentet e saj që pavarësia e Kosovës paraqet precedent për disa rajone të ish Bashkimit Sovjetik, nuk duhet lejuar ta dëmtoj këtë proces".
"Uniteti i Bashkimit Evropian është vendimtar, ndërsa interesat evropiane duhet të mbizotërojnë ndaj interesave kombëtare në këtë çështje, ndërkohë që ndarjet, do të ishin të panevojshme", ka thënë Berisha.
"Nuk mund të them se ka ndarje serioze rreth kësaj çështje, por megjithatë dallimet ekzistojnë", ka thënë kryeministri Berisha për të shtuar se "procesi tashmë ka arritur në një fazë shumë delikate".
XS
SM
MD
LG